Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi kryeqytetin kolumbian, Bogota, më 17 gusht 2023.
Aktiviteti i fuqishëm sizmik, i shoqëruar me disa pasgoditje të mëvonshme, kishte ngjallur frikë tek banorët dhe vendasit.
Pas tërmetit, një video u shfaq në rrjetet sociale që tregon njerëzit në TV live kur goditi tërmeti, përcjell Telegrafi.
Pamjet fiksojnë momentin kur godet tërmeti, duke bërë që studioja e lajmeve të dridhet.
Dhe pas situatës kaotike dhe pas ndërprerjes së transmetimit, gazetarët dhe të ftuarit në emision larguan nga studio televizive. /Telegrafi/