Pamjet e tmerrshme tregojnë momentin kur një elefant u tërbua pasi u frikësua nga një fishekzjarr në një dasmë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhëndri Anand Tripathi, i cili hipi mbi kafshën në ceremoni, u largua nga skena me frikë.
Elefanti u trondit nga zhurma e fishekzjarrit, që bëri që ai të fillonte të “gërryente” zonën në Uttar Pradesh, Indi, të premten.
Ai shkatërroi vendin, përmbysi gjashtë makina dhe dëmtoi disa biçikleta.
Më vonë mbërritën një ekip zyrtarësh pyjorë për ta sjellë elefantin nën kontroll.
Policia tha se askush nuk u lëndua në incident, por kishte dëme të konsiderueshme në pronë, sipas Times of India. /Telegrafi/