Site icon Telegrafi

Ter Stegen flet për marrëdhënien me Neuerin, si dhe rolin e tij te Gjermania

Kombëtarja e Gjermanisë ka luksin të ketë në radhët të veta dy nga portierët më të mirë në botë në Euro 2024.

Manuel Neuer vazhdon të jetë portieri i parë dhe kapiten i Gjermanisë, derisa pas tij vjen Marc Andre Ter Stegen që konsiderohet si një nga më të mirët në botë.

Portieri i Barcelonës ka thënë se për të është zhgënjyese të jetë rezervë, megjithatë ai ka thënë se e pranon vendimin e tij.

“Të jesh rezervë është shumë zhgënjyese. Nuk është situatë e këndshme. Unë e pranoj vendimin edhe nëse nuk jam dakord, në fund kam përgjegjësi ndaj grupit për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme”.

“Unë i thashë trajnerit se një gjë është sportive dhe një tjetër është njerëzore, dua që të gjithë të kenë besim tek unë”, tha Ter Stegen.

Lexo po ashtu Futbollistët gjermanë do të marrin shumë rekord nëse fitojnë në Euro 2024

Ai ka folur edhe për marrëdhënien që ka me portierin Manuel Neuer dhe njëkohësisht me kapitenin e Kombëtares.

“Jo, nuk ka lidhje me të. Në planin personal ne kemi një marrëdhënie të mirë, është një problem i njohur në pozicionin e portierit. Nuk ka pasur kurrë një trajner që ka hedhur në fushë dy portierë njëkohësisht (qesh), vendimi është gjithmonë i vështirë”, përfundoi Ter Stegen. /Telegrafi/

Exit mobile version