Site icon Telegrafi

Tentuan ilegalisht të ndërtojnë një rrugë në zonën që kontrollohet nga trupat paqeruajtëse, shpërthen përleshja mes turqve qipriotë dhe ushtarëve britanikë

Pamjet tronditëse tregojnë paqeruajtësit britanikë duke u rrahur dhe shtyrë në një përleshje brutale nga turqit qipriotë të cilët kishin nxjerrë nga rruga automjetet e OKB-së, gjatë punës së paautorizuar të ndërtimit në Qipron e ndarë.

Videoja dramatike tregon se ushtarët britanikë goditen me grusht në kokë, shkelma dhe shtyhen nga turma e turqve qipriotë në një skenë të dhunshme, transmeton Telegrafi.

Derisa trupat paqeruajtëse po tentonin të zmbrapsin turmën pa përdorur as edhe një mjet sigurie – ata u goditën në pothuajse çdo pjesë të trupit.

Si pasojë e këtij sulmi tre ushtarë britanikë iu nënshtruan trajtimit mjekësorë në spital, ku njërit prej tyre i është thyer hunda.

Sulmi ka ndodhur të premten, veturat e parkuara të paqeruajtëse tenton të bllokonin ndërtimin e paautorizuar të një rruge në zonën që kontrollohet nga trupat e Kombeve të Bashkuara – një zonë prej 120 miljesh.

Rruga do të kalonte nëpër zonën, e cila synon të parandalojë konfliktin midis turqve qipriotë në veri dhe grekëve qipriotë në jug, ku është vendosur qeveria e njohur ndërkombëtarisht. /Telegrafi/

Exit mobile version