Telegrafi

Tentoi të bëjë rrotullim në ajër me ski në Kanada, i riu përplaset direkt në teleferik – shpëton pa lëndime serioze

Një video amatore shfaq momentin kur një skiator profesionist hidhet nga kodra, dhe duke “fluturuar” përplaset direkt në teleferik në një zonë malore në Kanada.

Ivan Jones duke tentuar të bëjë një “akrobacion”, duke se nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur vendosi të hidhet në ajër më ski në Alberta, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Jones kishte tentuar të bëjë një rrotullim 360 gradë, por që u përplas direkt në teleferikun që ishte në lëvizje.

Pavarësisht se u përplas direkt me strukturën e metaltë, i riu i ka shpëtuar më të keqes me vetëm disa mavijosje në trup.

Videoja e përplasjes ka marrë mbi 900 mijë pëlqime në Instagram, ku shumë skiatorë profesionistë komentuan lëvizjen e tij. /Telegrafi/