Argjentina eliminoi Holandën me penallti, pas një loje me katër gola në kohën e rregullt që u mbyll 2-2.
Ishte një lojë dramatike në të cilën Holanda u rikthye nga 2-0, por nuk arriti ta kthejë të gjithën.
Ndeshja ishte në mënyrë të papërshkrueshme emocionale dhe gjyqtari kryesor Antonio Mateu Lahoz dha 14 kartonë të verdhë, që është një rekord i Kupës së Botës.
Lionel Messi shkëlqeu. Ai asistoi për golin e parë të Argjentinës, shënoi vetë të dytin pasi ishte i saktë nga pika e bardhë.
Pas ndeshjes, Messi ishte nervoz. Teksa jepte një intervistë, ai ngriti zërin dhe iu drejtua lojtari të Holandës, Wout Weghorst më tonë të ashpër, por edhe duke e ofenduar.
“Çfarë po shikon, çfarë do? Ik atje, budalla”, i tha Messi holandezit.
Leo Messi: “Who are you looking at? Go ahead you stupid.”
Tell em my guy 🐐pic.twitter.com/n9sAvEycy5
— Russ' TD ⚡ (@RussFcb) December 9, 2022
Gazetari argjentinas i ka kërkuar që të qetësohet dhe situata nuk ka përshkallëzuar më tej.
“Nuk i dua njerëzit që flasin para ndeshjeve. Numri 19 (Werhost) erdhi dhe na provokoi, përplasej me ne, fliste gjëra. As trajneri i tyre nuk ishte i respektueshëm me ne”, ka thënë Messi pas ndeshjes.
Kroacia dhe Argjentina do të luajnë për finalen të martën në orën 20:00. /Telegrafi/