Temperaturat e larta në vend kanë rritur edhe kërkesat e qytetarëve ndaj institucioneve.
Në grupin i quajtur “Gilani Network” qytetarët kanë kërkuar nga Komuna e Gjilanit që t’i lajnë rrugët, në mënyrë që sadopak të përballoheshin më lehtë temperaturat verore.
“Në këtë javë të nxehtë do të ishte mirë komuna e Gjilanit të freskoj dhe pastroj trotuaret dhe rrugët pasi që kundërmon komplet qyteti nga papastërtitë”, ka shkruar një ri nga qytetarët.
Një qytetar tjetër, përmes komenteve, e ka publikuar edhe një video ku shihet duke u pastruar rruga e qendrës së qytetit.
“Sot gjatë ditës janë freskuar”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar edhe me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, i cili tha se ka filluar pastrimi i rrugëve të qendrës së qytetit.
Madje, ai ka dërguar edhe pamje ku shihen se janë duke u freskuar rrugët.
Ai theksoi se pjesët e tjera të qytetit do të fillojnë të freskohen gjatë kësaj jave./Telegrafi/