Site icon Telegrafi

Telegrafi zë vendin e tretë në turneun e pingpongut “Ping Pong Business Tournament”

Skuadra e Telegrafit në pingpong ka zënë vendin e tretë në turneun “Ping Pong Business Tournament”.

Klubi i pingpongut Priping në bashkëpunim me kompaninë 11 Points më 10 dhjetor 2022, organizoi turneun e pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë, që është i pari i këtij lloji.

Turneu u mbajte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në sallën e pingpongut nga ora 10:00. E skuadra e Telegrafit ka zënë vendin e tretë në këtë turne që morën pjesë 16 ekipe.

Ekipet pjesëmarrëse në “Ping Pong Business Tournament”

Nën udhëheqjen e kapitenit Nazmi Elezi dhe lojtarëve Muhamed Demiri, Korab Basha dhe Gëzim Dushi, skuadra e Telegrafit arriti ta tregojë vetën që në fillim, duke dal e para nga grupi.

Skuadra e Telegrafit në “Ping Pong Business Tournament”

Në çerekfinale Telegrafi fitoi ndaj Archipoints, për tu futur në mesin e katër më të mirave. Por në gjysmëfinale Telegrafi pësoi humbje nga Besa Security, që dolën të ishin fitues të turneut.

Në fund në luftë për vendin e tretë, skuadra jonë fitoi Tive për tu stolisur me medaljen e bronztë dhe për të marr trofeun.

Siç e cekëm më lartë fitues doli Besa Security, ndërsa vendin e dytë e zuri Deutschzentrum Kosovo.

Paraqitja e skuadrës së Telegrafit në këtë turne konsiderohet shumë e mirë, ku me pak fat do të mund të dilnin edhe triumfues.

Korab Basha, Gëzim Dushi, Nazmi Elezi dhe Muhamed Demiri që përfaqësuan Telegrafin

Telegrafi iu përgjigj me shumë dëshirë kësaj nisme pasi mjetet e mbledhura nga ky turne do të dhurohen për zhvillimin e klubit të Pingpongut Prishtina Femrat. /Telegrafi/

Exit mobile version