“Telegrafi Jobs” si platforma më e popullarizuar në tregun e punës në Kosovë vazhdon të kontribuoj në promovimin e vendeve të reja të punës.
Aktualisht në këtë platformë, janë aktive 180 shpallje për punë me mbi 600 pozita të lira.
Ndër kategoritë me më shumti pozita të hapura prijnë ndërtimtaria, teknologjia informative dhe prodhimtaria.
Në shitje janë të hapura 143 vende të lira pune, pasuar nga ndërtimtaria me 96, call center me 74, teknologji informative me 68, shërbime të klientëve me 58, prodhimtari me 44, hoteleri e turizëm me 25 dhe arkitekturë e dizajn me 22 pozita.
Punëkërkuesit mund ta hapin një llogari duke krijuar CV në formatin e “Telegrafi Jobs” dhe të aplikojnë në këto pozita.
Edhe bizneset që kërkojnë punëtorë, gjithashtu mund të hapin llogaritë e tyre në “Telegrafi Jobs” që t’i publikojnë pozitat e lira.
Po ashtu, konkurset mund t’i gjeni edhe në faqen e “Telegrafi Jobs” në Facebook. /Telegrafi/