Sipas përgjegjësve të hidroelektranës ”Shpile” dhe ”Glloboçica”, që janë pjesë e luginës së Drinit të Zi, në periudhën janar-tetor kanë prodhuar 479 milionë kilovat/orë energji elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ”Shpile” janë prodhuar 286.5 milionë kilovat/orë energji elektrike, që është për 22.3% më tepër nga planifikimi, ndërkaq në ”Glloboçica” janë prodhuar 192.7 milionë kilovat/orë energji elektrike, që është për 17% më tepër nga planifikimi.
Për shkak të situatës së volitshme hidrologjike, pritet që deri në fund të vitit, prodhimi të arrijë në 20% më tepër nga planifikimi vjetor./Telegrafi/