Site icon Telegrafi

A DO TË VDESIM TË QETË?

Poezi nga: Giorgos Seferis
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ç’i mbajmë kot përpara sytë tanë,
këta sy që asgjë s’kanë parë; kur më tej a më pas
kujtesa si ekran i bardhë vjen e mbyllet
e mezi shquajmë ca vegime më të çuditshme se ti
që shkojnë dhe humbasin ndër gjethet e dendura të një peme piperi?
Kaq mirë e njohëm fatin tonë
duke ecur mes këtyre rrënojave të tre a gjashtë mijë viteve të shkuar,
duke gërmuar në këto gërmadha që mund të qenë banesat tona
dhe duke u rrekur të kujtojmë data dhe bëma heronjsh:
do të mundim?
Ngaqë na shtrënguan me zor na zbuan
hoqëm vështirësi që s’i ka hequr njeri
– dhe siç po na thonë – humbëm, kur zbuluam këtë udhë shtruar
nga të verbër që në moçalishtet e Maratonës lanë jetën
a do të mund të vdisnim si është zakoni, të qetë?

Exit mobile version