Të paktën tre persona u plagosën në një incident të enjten në qytetin Eskilstuna, në perëndim të Stokholmit, tha policia.
Rasti po cilësohet si tentativë për vrasje, por policia tha se nuk kishte informacione se sa të rënda ishin plagët.
Deri më tani, askush nuk është arrestuar.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një dislokim i madh i policisë u përfshi në një aksion pranë objektit sportiv Munktellarena në Eskilstuna, rreth 90 kilometra (56 milje) në perëndim të Stokholmit.
Ndërkohë bëhet e ditur se të plagosurit u dërguan në një spital aty pranë.
Ndërsa disa media raportojnë se bëhet fjalë për nxënës të plagosur me thikë, mediat suedeze thonë se aty pranë ka disa shkolla.
Fillimisht u raportua se goditja me thikë ka ndodhur në një shkollë, por drejtoresha sqaroi se nuk ndodhi dhe kishte ndodhur në objektin sportiv. /Telegrafi/