Cili shtet është më i miri në botë, cili ishull më i mirë, avio-kompania më i mirë, ku është arkitektura më e mirë…
Çdo vit Conde Nast Traveller-i Britanik, përpilon listën “e më të mirëve”, gjë që përafërsisht paraqet më të mirin që bota e turizmit ka për të ofruar”, transmeton Telegrafi.
Sivjet për shkak të peizazheve të mrekullueshme dhe ushqimit të shkëlqyeshëm Italia është shpallur shteti më i mirë në botë, ndërsa Norvegjia ka fituar shpërblimin për kompaninë e aviacionit më të mirë kur është fjala për fluturimet e shkurtra.
Emiratet kanë fluturimet e gjata më të mira, ndërkaq aeroporti londinez Heathrow, është më i miri në botë.
Qyteti më i mirë në Britani është shpallur Londra, ndërkaq metropoli më i mirë ‘tejoqeanik” Parisi, pastaj Roma.
Aq më tepër, në Paris gjendet edhe hoteli i cili është shpallur më i miri – Le Bristol Paris.
Rëra e bardhë dhe plazhet e mrekullueshme kanë kontribuar që Hawaii të shpallen ishulli më i mirë, ndërsa ishujt grekë kanë fituar shpërblimin si zinxhiri më i mirë i ishujve.
Roma është shpallur qyteti më i mirë për kulturë, ndërsa Tajlanda shteti “më i mirë për njerëzit”.
Yorku në Angli është qyteti më i mirë për ata të cilët e duan arkitekturën – veç tjerash, atje gjenden edhe Katedralja Gotike dhe ndërtesat e mrekullueshme të stilit neoklasik. /Telegrafi/