Site icon Telegrafi

Do të mbetet përgjithmonë një ikonë mode: Stili i ri i Sarah Jessica Parker është i mahnitshëm!

Xhirimet e vazhdimit të serialit “Seksi dhe qyteti” janë në vlugun më të madh të xhirimit, ndërsa herë pas here disa detaje nga skenari ose foto nga xhirimet rrjedhin në publik

Falë paparacëve, një gjë është e qartë për ne – e famshmja Carrie Bradshaw, edhe pas pesëmbëdhjetë vjetësh, duket shkëlqyeshëm.

Statusi i ikonës së modës, të cilën ajo e fitoi në fund të viteve nëntëdhjetë dhe në fillim të viteve dy mijë, do të bartet në sezonin e ri të serisë së kultit, transmeton Telegrafi.

Carrie e famshme është ende adhuruese e takave të larta dhe e stilit elegant. Ajo e zbukuroi fustanin me një rrip efektiv me gjemba të mëdhenj metali, të cilët janë rikthyer në modë.

Stili i përsosur, i cili thekson figurën e saj të hollë, rrumbullakoset me një çantë saten jeshile të errët dhe me disa bizhuteri.

A ju pëlqen edhe juve se si do të duket Carrie në sezonin e ri “Seksi dhe qyteti”?

/Telegrafi/

Exit mobile version