Nesër paradite do të ngrihet në ajër për të fluturuar drejt Italisë avioni “Migjeni”.
Linjat e para janë drejt Romës, e më pas në Milano Malpensa dhe në Bolonja.
Nisja do të bëhet me një ceremoni që do të organizohet në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 10:00.
Ndërkohë është zbuluar se Air Albania, do të përdorë një avion të ri Boeing 737/800. Ky avion është një version i përmirësuar i 737-700 dhe rival i Airbus A320.
737-800 ka 162 vende për pasagjerë. Në fillim të vitit 2017, një 737-800 i ri vlerësohej me 48.3 milionë dollarë. /TCH/