Thomas Tuchel ka treguar se i tha ekipit të tij “të gjithë janë xhelozë” për Chelsean pas fitores së tyre në Kupën e Botës për Klube të shtunën mbrëma.
Blutë mposhtën Palmeiras me rezultat 2-1 në finale, me Kai Havertz që realizoi penalltinë vendimtare në vazhdime pasi goli hapës i Romelu Lukakut u zhvlerësua nga goli i Raphael Veiga për skuadrën braziliane.
Suksesi në Abu Dhabi pason fitoret e skuadrës londineze në Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës gjatë nëntë muajve të fundit.
“Ne thamë në dhomën e zhveshjes – çfarë mundësie, të gjithë janë xhelozë për ne”, tregoi fillimisht Tuchel për Channel 4.
“Si djem, ne ëndërronim një finale të tillë. Është shumë e veçantë dhe donim të luanim pa asnjë keqardhje”.
The world is ours! 🌍 pic.twitter.com/Yl8F5OMIWv
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 12, 2022
“Nëse shënon vonë, duhet fat për ta bërë këtë. Ne ishim të pamëshirshëm, vazhduam të përpiqeshim, nuk u ndalëm. Nuk u dorëzuam”.
“Ne patëm epërsinë, e humbëm përsëri, por nuk ndaluam kurrë së sulmuari. Kështu që unë mendoj se është e merituar, por është me fat nëse shënon vonë”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/