Gazeta italiane La Repubblica ka zbuluar se trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini nuk e thërret sulmuesin anësor të Lazios, Mattia Zaccagnin, për arsye disiplinore.
Anësori i Lazios po kalon një sezon mbresëlënës në Stadio Olimpico me nëntë gola dhe shtatë asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.
Ndaj u ngritën vetullat kur 27-vjeçari nuk u përfshi në skuadër për ndeshjet kundër Anglisë dhe Maltës.
“Askush nuk e thotë këtë, por të gjithë e dinë që Zaccagni nuk është thirrur për arsye disiplinore”, ka shkruar korrespondenti i La Repubblica, Matteo Pinci.
Zaccagni, l’eroe del derby escluso dalla Nazionale: ecco perché Mancini non lo ha convocato [di Matteo Pinci] https://t.co/c5ziVaM0gI
— Repubblica (@repubblica) March 20, 2023
Problemet mes Mancinit dhe Zaccagnit thuhet se u shfaqën një vit më parë kur anësori dhe shoku i tij i skuadrës në Lazio, Manuel Lazzari u ankuan për një problem fizik ndërsa ishin në detyrë ndërkombëtare përpara Finalissima kundër Argjentinës në qershor.
Mjekët e Italisë siguruan se mund të ishin kthyer në kohë për ndeshjen pasi iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore, por dyshja këmbënguli se nuk ishin në formë, kështu që u larguan nga Coverciano.
Mancini shpjegoi lëshimin e Zaccagnit gjatë një konference për shtyp të hënën.
“Zaccagni na u bashkua kur ishte në Verona , nuk ka motive specifike pse nuk u thirr. Kombëtarja është e hapur për të gjithë, ai me siguri do të përfshihet në të ardhmen nëse do të vazhdojë kështu”, ka thënë Mancini.
Zaccagni bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Italisë një vit më parë, por paraqitja e tij në një fitore 3-2 ndaj Turqisë në mars 2022 mbetet paraqitja e tij e vetme për Azzurrët. /Telegrafi/