Cila dietë është e pashëndetshme dhe çfarë duhet të bëni nëse doni të humbni peshë!
Për shkak të stilit të jetesës me ritme të shpejta, sot, përveç ushqimeve të shpejta, nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë janë të popullarizuara edhe dietat e shpejta, të cilat mund t’ju ndihmojnë të humbni disa kilogramë në një kohë të shkurtër.
Ata që dëshirojnë të dobësohen, vendosin për metoda të ndryshme dietash, ndër të cilat është edhe pirja e përditshme e lëngjeve e frutave të shtrydhura, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, sa e shëndetshme është mënyra e shpejtë e humbjes së peshës?
Siç kanë vënë në dukje vetë nuticistët dhe mjekët, portokajtë, janë të pasur me fibra, vitamina dhe minerale, por çfarë ndodh me trupin kur lëngjet e shtrydhura pihen çdo ditë, si një lloj diete.
– Kur hani katër portokall, jeni të ngopur. Ata qëndrojnë në stomak për 45 minuta dhe fibrat që përmbajnë janë të shkëlqyera për tretje. Më pas kalojnë në zorrë, ndërsa fruktoza hyn në gjak dhe pankreasi sekreton insulinë e cila më pas e merr atë sheqer në qeliza. I njëjti lëng kalon nëpër stomak, gjë që për disa njerëz nuk mjafton as për metabolizmin bazal.
Çfarë është metabolizmi bazal?
Është sasia e energjisë që konsumon trupi për të mos bërë asgjë. Kur flini, merrni frymë, uleni ose jeni të qetë, trupi konsumon kaloritë e nevojshme dhe pikërisht ky është metabolizmi bazal.
Konsumimi i këtyre lëngje shumë shpesh çon në rritje të papritur të sheqerit në gjak dhe çekuilibër të mëtejshëm në trup. Së fundi, nuk duhet tepruar dhe se është shumë më mirë dhe më e shëndetshme për trupin të hamë fruta ose perime sesa t’i bëjmë ato lëngje. /Telegrafi/