Site icon Telegrafi

Të gjelbra apo të kuqe? Ja cilat mollë janë më të shëndetshme për trupin

Të gjitha mollët duket se janë të njëjta, por mesa duket nuk janë…

Nëse trajneri ju vendos në një dietë, atëherë zakonisht vetëm dy fruta mbeten në listën e ëmbëlsirave të lejueshme – grejpfruti dhe molla jeshile. Ja pse është kështu.

Mollët jeshile zakonisht ato janë më të tharta dhe kanë një lëvore më të trashë. Por në të njëjtën kohë, ato kanë më pak sheqer, prandaj trajneri juaj i rekomandon kaq fort.

Mollët jeshile kanë më shumë vitamina A, B, C, E dhe K në krahasim me mollët e kuqe. Kanë përmbajtje të lartë hekuri dhe kaliumi. Ato gjithashtu përmbajnë më shumë fibra dietike madje edhe proteina.

Sidoqoftë, ato janë pak të tharta dhe të ëmbla në shije.

Por, nga ana tjetër, mollët e kuqe kanë më shumë antioksidantë – si të gjitha perimet dhe frutat e tjera të kuqe.

Nutricionistët pajtohen – nëse qëllimi juaj është të ulni sheqerin, atëherë mollët jeshile janë vërtet më të shëndetshme. Dhe në planin afatgjatë, nuk do të ketë ndonjë ndryshim se cilën ngjyrë të mollës preferoni të hani.

Në fund të fundit, më të vlefshmet në to janë pektina, kuercetina dhe flavonoidet, të cilat janë njëlloj të pranishme në të gjitha llojet e mollëve. /Telegrafi/

Exit mobile version