Ndoshta nuk e keni ditur se aktorja e famshme hollivudiane Halle Berry dhe ylli i “Sex and the City”, Cynthia Nixon, kanë moshë të njëjtë.
Ndoshta për mënyrën e sjelljes, stilit dhe dukjes, është vështirë t’ia qëllojmë ose të supozojmë për moshën e njëjtë të disa prej yjeve në këtë përmbledhje.
Është fakt se të famshmit përpiqen të mbajnë dukjen e tyre rinore për aq kohë sa të jetë e mundur, në mënyrë që ta ruajnë famën që kanë fituar.
Disa përdorin kirurgji plastike dhe trajtime kozmetike më agresive, ndërsa të tjerët, si p.sh. modelja Christy Turlington ose aktorja e famshme franceze, Brigitte Bardot, kultivojnë pamje natyrale.
Më poshtë jua sjellim disa prej personaliteteve të njohura që kanë moshë të njëjtë e për të cilët ndoshta nuk e keni ditur:
Angelina Jolie dhe Chelsea Handler
Viti i lindjes: 1975
Jennifer Lopez dhe Renee Zellweger
Viti i lindjes: 1969
Tom Cruise dhe Jim Carrey
Viti i lindjes: 1962
Jennifer Aniston dhe Gwen Stefani
Viti i lindjes: 1969
Kristen Stewart dhe Margot Robbie
Viti i lindjes: 1990
Adrien Brody dhe Mario Lopez
Viti i lindjes: 1973
/Telegrafi/