Studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakulteti i Edukimit do të protestojnë nesër nga ora 12:00.
Kjo protestë organizohet me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe.
“Ju njoftojmë se të enjten me datë 29.12.2022 në orën 12:00 do të mbahet një manifestim paqësor ndaj bojkotimit të produkteve serbe e po ashtu edhe ndaj mos-harresës në shërbim të kujtesës historike i organizuar nga studentet e Universitetit “Hasan Prishtina” Fakulteti i Edukimit”.
Ky manifestim do fillojë me marshim nga Fakulteti i Edukimit në orën 11:40 deri tek teatri kombëtar në Prishtinë, e pastaj tek teatri do të mbahet manifestimi deri në ora 13:00.