Telegrafi

“Të dua shumë”, Albina Kelmendi dhe Valon Vataj festojnë dyvjetorin e martesës

Foto: Screenshot/Instagram

Artistja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, po feston dyvjetorin e saj të martesës.

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni Valon Vataj, kurorëzuan dashurinë me martesë në një nga restorantet luksoze në Prishtinë.

Me këtë rast, këngëtarja i ka bërë një dedikim bashkëshortit në një postim në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

“Dy vite me ty, sikur të ishin dy ditë. Gëzuar përvjetorin Valon Vataj. Të dua shumë”, ka shkruar ajo.

Valoni në ndërkohë më parë ka qenë i martuar dhe nga ajo marrëdhënie ka dy fëmijë.

Albina në tjetrën anë po vazhdon me projekte në muzikë, duke qenë aktive po ashtu edhe me koncerte.

Vlen të ceket që edhe pak ditë pritet të sjell albumin e parë në karrierë. /Telegrafi/