Please enter at least 3 characters.

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë: Rajoni i Prizrenit në vitin 2024 ka 50 mijë banorë më pak se në vitin 2011  

2024/07/prizren-qhpz.jpg

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të premten, ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave për vitin 2024, përfshirë edhe ato në nivel  komunash. Krahasimi i këtyre të dhënave me ato të regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, nxjerr në pah uljen e numrit të banorëve për 50 mijë banorë.

Sipas të dhënave fillestare të ASK-së për vitin 2024, katër komunat e rajonit të Prizrenit së bashku kanë afër 230 mijë banorë. Prizreni, Suhareka, Dragashi dhe Mamusha në vitin 2011 bashkë kishin afër 280 mijë banorë.

Sipas të dhënave preliminare të vitit 2024, Komuna e Prizrenit ka mbi 147 mijë banorë, teksa në vitin 2011 kishte 178 mijë banorë.

Ndërsa Komuna e Suharekës ka afër 46 mijë banorë, derisa në vitin 2011 kishte 60 mijë banorë.

Komuna e Dragashit ka afër 29 mijë banorë, kurse në vitin 2011 kishte 34 mijë banorë.

Komuna e Mamushës është e vetme në këtë rajon me rritje të lehtë të numrit të popullsisë meqë ka 5,600 banorë, krahasuar me 5,500 sa ishin në vitin 2011.

Të dhënat preliminare të publikuara nga ASK-ja për vitin 2024 për numrin e banorëve në komunat e rajonit të Prizrenit, janë si vijon:Prizreni:     147,428 banorëSuhareka:    45,713 banorëDragashi:     28,908 banorëMamusha:     5,615 banorëTë dhënat e ASK-së nga regjistrimi i vitit 2011:Prizreni:     177,781 banorëSuhareka:    59,722 banorë     Dragashi:     33,997 banorë        Mamusha:     5,507 banorë