Reperja e njohur, Tayna merr vëmendje me secilin postim që bën.
Edhe së fundmi rap-artistja shqiptare ka mahnitur me disa poza të reja që solli së fundmi në llogarinë e saj të Instagramit.
Autorja e “Columbiana” dukej tejet joshëse teksa shihet e veshur me një fustan të zi me shkëlqim, dekolte të hapur dhe prerje deri tek kofshët.
Fustanin me shkëlqim ajo e përshtati me një palë çizme të gjata deri me gjunjë dhe syze dielli të zeza.
Doruntina Shala (emri i plotë) dukej më në formë se kurrë më parë, ndërsa të shumta ishin edhe komentet e fansave të saj, që ishin kryesisht pozitive.
Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht reperja po shijon suksesin e projektit të fundit solo “Xhelozia”.
Tayna gjithashtu mbetet mjaft e angazhuar edhe me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme. /Telegrafi/