“Shqipe” titullohet kënga më e re e Taynas që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kënga është produkt i Cricket Music që e ka bërë muzikën e këtij projekti.
Vetë këngëtarja e ka shkruar tekstin, ndërsa Rinor Hykolli është producent ekzekutiv.
Lorenc Aliaj nga Avaxus e ka bërë masterizimin e këngës që pritet të pëlqehet nga fansat e Taynas.
Videoklipi i “Shqipe” është realizuar nga produksioni Imagine Films.
Tayna u bë sensacion me hitin “Columbiana” që e lansoi para një muaji në bashkëpunim me Don Phenom.
Kënga është duke u dëgjuar në masë të madhe, ndërsa videoklipi i ka kaluar mbi 10 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/