Boston Celtics ka arritur të siguroj finalen e Konferencës së Lindjes pas shtatë ndeshjesh spektakolare ndaj Philadelphia 76ers duke fituar 4-3.
Në një ndeshje të zhvilluar në TD Garden, Celtics kanë shkëlqyer ndaj 76ers duke triumfuar me 24 pikë epërsi 112:88.
Më meritori për këtë fitore të Celtics ishte padyshim Jayson Tatum që zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij, pasi shkëlqeu me 51 pikë, 13 kërcime, pesë asistime e dy topa të vjedhur.
Me lojë të mirë te skuadra vendase u dallua edhe Jaylen Brown që e mbylli ndeshjen me 25 pikë, derisa pikë dyshifrore realizoi edhe Malcom Brogdon 12 sosh.
Te skuadra mysafire më efikasi ishte Tobias Harris me 19 pikë e pesë kërcime.
Vlen të përmendet fakti se dy super yjet e 76ers, Joeel Embiid dhe James Harden dështuan totalisht në këtë sfidë dhe ishin fajtorët kryesorë për eliminimin e 76ers.
Qendra kamerunase Embiid e mbylli ndeshjen me 15 pikë, derisa James Harden shtoi vetëm nëntë pikë për 40 minuta sa qëndroi në parket.
Në finalen e Konferencës së Lindjes, Celtics do të takohen me Miami Heat. /Telegrafi/