Site icon Telegrafi

Tata Martino: Barcelonës i nevojiten lojtarë si Vidali

Ish-trajneri i Barcelonës, Gerardo ‘Tata’ Martino ka lavdëruar mesfushorin kilian, Arturo Vidal.

Barcelona po shkon drejt një sezoni të dështuar, pasi nuk arriti ta fitojë La Ligan, ndërsa u eliminua herët edhe nga Copa del Rey.

Kritikat e shumta shkuan për drejtuesit e klubit, të cilët kanë dështuar të formojnë një skuadër luftuese për trofe.

Lexo po ashtu Një ekip dhe një rezervë në shitje, Barcelona vendos 12 lojtarë në listën e largimeve të verës

Ish-trajneri i katalunasve, Martino këmbëngul se Barcelonës i nevojiten lojtar si Vidal, i cili në Barca është i nënvlerësuar.

“Unë kam një dobësi të veçantë për Vidal”, ka thënë fillimisht Martino.

“Nëse mund të kisha, do ta kisha sjellë atë në Barcelona në sezonin 2013-14. Ato janë vendime shumë personale. Duhet të shohim se si ndihet ai me familjen e tij”.

Lexo po ashtu Vidal nuk përjashton ribashkimin me Conten te Interi

“Unë do të pyesja nëse, pasi Xavi dhe Iniesta u larguan, ADN-ja e Barçës a është përfaqësuar në mënyrë besnike?”.

“Jam i idesë që Barcelona duhet të ketë një lojtar të një lloji tjetër”, përfundoi trajneri i njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version