Site icon Telegrafi

Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino po i vuan pasojat nga disa marrëveshje të dështuara që ka bërë bashkëpronari Todd Boehly gjatë verës.

Huazimi i Andrey Santos në Nottingham Forest është njëra prej tyre, pasi Blutë mund të kishin marrë të riun e Paris Saint-Germain, Bradley Barcola nëse do ta dërgonin brazilianin në Francë.

Barcola ishte një lojtar i kërkuar në fund të afatit kalimtar të verës. Chelsea tregoi interesim, por 21-vjeçari përfundimisht u largua nga Lyon për PSG-në pasi u ra dakord për një tarifë prej 45 milionë euro.

Lexo po ashtu PSG po e mposht Chelsean në garë për Barcolan

Boehly dhe bashkëpronarët kishin përparim drejt nënshkrimit të Barcola , por që nuk e ofruar Andrey Santos në huazim. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Lyon ishte i prirur ta sillte lojtarin në bord për sezonin e ardhshëm, por Chelsea tashmë kishte arriturmarrëveshje me Forezt për ta dërguar atë në huazim tek ta.

Kjo në mënyrë efektive vuri frenat në lëvizjen e Barcola në perëndim të Londrës, dhe talenti i tij tashmë po tërheq vëmendje edhe nga klubet e tjera evropiane.

Jo vetëm që Chelsea ka vuajtur mjerimin e mungesës së një talenti të tillë, por zgjedhja e Forestit si destinacion huazimi i Santos është një vendim që duket më i keq me kalimin e javëve. Tani gjashtë ndeshje në sezon, braziliani nuk ka bërë ende një paraqitje të vetme në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version