Telegrafi

Tanimë është zyrtare, Mourinho bëhet me skuadër të re – sonte në mbrëmje prezantimi i tij

Jose Mourinho është zyrtarisht trajneri i ri i gjigantit turk Fenerbahces.

Trajneri portugez ka konfirmuar këtë të shtunë se do të nisë aventurën e tij te klubi turk, një kampionat i ri për të.

Pas finales së Ligës së Kampionëve ku ka qenë i pranishëm në Wembley, Mourinho sot do të udhëtojë drejt Stambollit për tu prezantuar.

Mourinho do të prezantohet sot (e diel) në orën 19:00 në stadiumin “Sukru Saracoglu”.

Në postimin e publikuar nga trajneri dhe klubi turk, ndër të tjera, Mourinho përshëndet tifozët e klubit me disa fjalë turqisht.

Ai ndër të tjera ka thënë “Ta nisim rrugëtimin bashkë”. Zyrtarizimi i Mourinhos ka bërë bujë të madhe dhe te Fenerbahce presin që ta fitojnë titullin e kampionit pas 13 viteve pritje.

Portugezi kishte gjashtë muaj pa skuadër që pas shkarkimit nga Roma, ku mund të përballet me ish-klubin e tij në Ligën e Evropës. /Telegrafi/