Gianluigi Donnarumma mori krejt të kundërtën e një pritjeje të ngrohtë nga tifozët e Milanit në Itali. Tifozët në San Siro i hodhën para false portierit të PSG-së të martën mbrëma.
Reprezentuesi italian debutoi për ekipin e parë të Rossonerëve në moshën 16-vjeçare.
Kur kontrata e tij në San Siro skadoi, ai refuzoi të nënshkruante rinovimin e marrëveshjes, duke zgjedhur kalimin te PSG. Siç mund ta shihni, fansat nuk ia falën kurrë këtë lëvizje.
Shoku i skuadrës së Donnarummas, Kylian Mbappe, po shikonte me kuriozitet paratë që binin në tokë nga ‘rreshti i parë’ .
Tifozët e Real Madridit duan që francezi të ketë të njëjtin fat, nëse nuk kalon në radhët e tyre verën e vitit 2024.
Një tifoz ka shkruar: “Tani ne e dimë se si ta mirëpresim Mbappen”.
Ndërsa i dyti ka thënë: “Shpresoj se kjo do t’i ndodhë nëse ai shkel sërish në Bernabeu me PSG-në”. /Telegrafi/
Mbappe's reaction on people throwing money on Donnarumma is killing me manpic.twitter.com/EVCh4j6oxR
— Dr Yash (@YashRMFC) November 7, 2023