Autoritetet talebane në Afganistan kanë sjell edhe disa rregulla të reja që i prekin më shumë gratë.
Në fakt, shoferët e autobusëve u këshilluan të ndalonin punën e tyre gjatë kohë së namazit.
Gjithashtu grave u ndalohet të hyjnë në transportin publik pa mbulesë.
Gratë nuk lejohen të udhëtojnë më shumë se 78 kilometra të pashoqëruara nga të afërmit.
Më herët, Kabul News TV raportoi se talebanët ndaluan luajtjen e muzikës në vetura dhe ngasjen e tyre prej grave pa hixhabe.
Ndryshe, kujtojmë se talebanët hynë në Kabul më 15 gusht të vitit të kaluar. /Telegrafi/