A janë më të rëndësishme emocionet apo logjika?
Matthew Hussey, një nga njohësit e lidhjeve dhe marrëdhënieve në çift, beson se kjo taktikë nuk do t’ju ndihmojë dhe e shpjegoi kështu:
– Është si të godasësh miun para një maceje, macja çmendet dhe sa të lëshosh miun, nuk është më e interesuar – thotë ai.
Hussey, beson se është e rëndësishme të udhëhiqesh nga emocionet dhe jo nga logjika dhe shton se vetëbesimi është çelësi i një lidhjeje të suksesshme dashurie, transmeton Telegrafi.
Ai sugjeron se gjërat nuk duhen marrë shumë seriozisht:
– Vetëm për shkak se po kërkoni diçka serioze nuk do të thotë se do ta gjeni duke qenë shumë serioz. Në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me vetëbesimin.
Ai këshillon klientët e tij të mos pretendojnë se janë të pathyeshëm sepse kjo nuk do të sjellë rezultate:
– Është thjesht një çështje që të prezantohesh si një person i sigurt që dikush do të donte ta takonte. Dikur dikush i mençur më tha: “Bëhu një kub i Rubikut që nuk është i mbaruar”, sepse, sapo e bashkon kubin, e lë dhe nuk është më interesant.
Matthew thotë se nëse doni të krijoni kontakt me një person të ri, tregoni emocione:
– Për shembull, në vend që të pyesni dikë se cili është destinacioni i tij i preferuar për të udhëtuar, që tingëllon si një intervistë pune, përfshini emocionet dhe pyesni pse është destinacioni i tij i preferuar. /Telegrafi/