Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Ai tha se po të ishte përcjell plani amerikan, i cili ishte në atë kohë për tabelat dhe për veriun “ne seancat reale i kemi pasur me qenë në paketë me Suedinë dhe Finlandën”.
“Neve njohjet nuk na kanë ardhë që u shku ndonjë ministër i punëve të Jashtme të bëjë lobim. Njohjet na kanë ardhur prej SHBA-së”, tha ai në RTV 21.
“Arsyeja pse Finlanda dhe Suedia kanë hy me “fast track” është se ato janë në kufi me Rusinë, kufiri ynë është me aleatin kyç të Rusisë”, tha ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, tha se se Kosova nuk është me temë e organizatave botërore e as e Këshillit të Evropës.
“Nuk ekziston si temë, atje debati diskursi ka të bëjë me luftën në Ukrainë, me luftën në Lindjen e Mesme, ka të bëj me një problem shumë madhor në mes të Azerbejxhanit dhe Armenisë, ka të bëjë me zhvillimet në Amerikë”, tha Tahiri.