Rekordi i Cristiano Ronaldos në skenën e madhe flet vetë, por në finalen e Euro 2016, pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte një rol shumë të ndryshëm.
Pas një dueli me Dimitri Payet, Ronaldo mbeti i lënduar dhe u desh ta lëshoj finalen në gjysmë duke mos mund ta ndihmoj kombëtaren e tij deri në fund.
Ylli portugez ishte në lot gjatë zëvendësimit nga Ricardo Quaresma, pasi mendonte se do të mbeste pa e fituar Kampionatin Evropian.
Por, mentaliteti i tij fitues nuk u ndal as pas largimit nga loja. Ronaldo, edhe pse nuk mund të ndikonte në fushë, ai zgjodhi të kontribuojë nga bankina.
Shumë lojtar do të dëshpëroheshin dhe do të ndjeheshin keq për veten e tyre në bankë, por CR7 kishte ide të tjera.
Me gjurin e tij të lidhur, Ronaldo i tregoi botës futbollistike një paraqitje të shkurtër të stilit të tij menaxherial duke qëndruar në vijën e fundit dhe duke dhënë konstruksione.
Fernando Santos ishte njeriu që duhej të dërgonte urdhra te lojtarët e Portugalisë, por atij iu bashkua Ronaldo, i cili goditi kohë pas kohe reagonte me shumë emocion.
Ish-sulmuesi i Swansea City, Eder ishte heroi i Portugalisë, pasi me një supergol në kohën shtesë arriti t’ia sigurojë trofeun e parë të madh të Portugalisë.
Ronaldo kishte ende energji të mjaftueshme për të ngritur trofeun dhe për të marrë pjesë në festimet euforike – dhe megjithëse ai luajti vetëm 25 minuta në shfaqje – ndikimi i tij nga bankina ishte i paçmueshëm.
Ai tashmë e ka çimentuar vendin e tij si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë, por performanca e tij si trajner në Paris katër vjet më parë la të kuptohet se ai kishte aftësi për të bërë pa probleme këtë rol në të ardhmen. /Telegrafi/