Provojini këto biskota dhe do ngeleni të kënaqur nga shija e tyre
Përbërësit:
▪ 500 gr miell
▪ gjysmë luge sodë buke
▪ 150 ml ujë
▪ 100 g margarinë
▪ gjysmë luge kripë
Për sherbet:
▪ 500 ml ujë
▪ 500 g sheqer
▪ lëng i një limoni
Përgatitja:
1. Me mikser tundni margarinën, dhe shtoni miellin e përzier më parë, kripën dhe sodën e bukës. Shtoni ujë dhe vazhdoni ta ngjishni me duar.
2. Tepsinë lyeni me gjalpë, nga brumi formoni toptha dhe radhisni në tepsi. Nga një badem futeni brenda çdo topthi. Piqni 20 minuta në 180 gradë.
3. Përgatiteni sherbetin – vloni ujin dhe sheqerin dhe shtojani lëngun e limonit. Kur sherbeti të marrë dendësinë e dëshiruar, hiqeni nga shporeti dhe lëreni të ftohet. Topthat zhytni në sherbetin e ftohur, nxirrni dhe servirni.
Shijojeni, – transmeton Telegrafi.