Site icon Telegrafi

Susan Sarandon shpëton djalin e rrëmbyer në filmin “Viper Club”

Susan Sarandon (Foto: YouTube/Movieclips Trailers)

Aktoren legjendare, Susan Sarandon, do të kemi mundësi ta shohim në rolin kryesor në dramën e re, “Viper Club”, që do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga muaji i ardhshëm.

Maryam Keshavarz e ka bërë regjinë e filmit të ri, të cilit ia ka shkruar edhe skenarin së bashku me Jonathan Mastro.

Regjisorja 43-vjeçare është e njohur për dramën “Circumstance”, e cila tregonte ngjarjen për dy lesbike në Teheran.

“Viper Club” fillon me rrëmbimin e një korrespodenti të luftës në detyrë. Nëna e tij Helen (Susan Sarandon), pas mosinteresimit të autoriteteve, do t’i marrë vet gjërat në duar.

Lexo po ashtu Lajmet për Susan Sarandon

Filmi do të jepet premierë në Festivalin e Torontos më 18 shtator, ndërsa nëpër kinema do të nisë të shfaqet më 26 tetor.

Susan Sarandon (Foto: YouTube/Movieclips Trailers)

Është interesante se “Viper Club” do të jetë në dispozicion edhe në YouTube për përdoruesit premier, që është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet shërbimit të popullarizuar për shpërndarjen e videove dhe kompanisë filmike, Roadside Attractions.

Krahas Sarandonit, në film luajnë edhe Matt Bomer, Lola Kirke, Adepero Oduye, Sheila Vand, Julian Morris dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version