Matja e Piramidës së Madhe të Gizës u shoqërua me një surprizë të papritur – ajo nuk është e pabarabartë në të dyja anët e saj.
Për shekuj me radhë, madhësia e vërtetë e monumentit u ka shpëtuar studiuesve.
Nuk është aq e lehtë sa ta rrethosh me një shirit një objekt për të matur bazën e piramidës.
Një pjesë e madhe është zhdukur, duke përfshirë madhësinë origjinale të kësaj mrekullie të lashtë.
Shumë kohë më parë, plaçkitësit shkulën pllakat veshëse – gurë gëlqerorë që i jepnin piramidës një pamje të qartë katërkëndore në vend të shkallëve ku sot pengohen shpesh turistët.
Studiuesit vendosën të llogarisin përmasat e vërteta duke përdorur teknologjinë më të fundit, dhe studiuan disa nga pllakat e mbetura.
Rezultati tregoi diçka të papritur.
Një gabim i lehtë i ndërtuesve e kishte lënë Piramidën e Madhe të hepuar në një anë.
Baza e saj është 14.1 centimetra e anuar më në perëndim, në krahasim me anën lindore.
Edhe më i mahnitshëm është kompleksi i rrënojave– me gjasë banesa të destinuara për trupat elitë gjatë kohës kur ndërtoheshin piramidat – që gjendet aty pranë. /bota.al