Kampionati kinez ka filluar tash e disa vite të bëhet shumë atraktiv.
Superliga e Kinës po afron në gjirin e saj futbollistë të profilit të lartë, të cilët po transferohet pa u menduar dy herë.
Megjithatë, arsyeja e këtyre transferimeve janë joshja nga të hollat që kinezët po iu afrojnë futbollistëve, por edhe klubeve, shkruan Telegrafi.
Blerja e Oscarit nga Chelsea nga skuadra e Shanghai SIPG për 60 milionë funte ka thyer rekordin e kampionatit, duke u bërë blerja më e shtrenjtë, ndërsa ka edhe tjerë futbollistë që iu kanë kushtuar shumë skuadrave kineze.
Transferimi i fundit që bëri bëjë është ai i Carlos Tevezit, i cili nuk i kushtoi skuadrës kineze, por në nivelin personal u bë futbollisti më pagën më të lartë në botë me 34.4 milionë funte në vit, apo kthyer në euro 40.32 milionë euro. /Telegrafi/
1.Oscar | Chelsea – Shanghai SIPG | 60 milionë funte
2.Hulk | Zenit – Shanghai SIPG | 47.4 milionë funte
3.Alex Texeira | Shakhtar Donetsk – Jiangsu Suning | 42.5 milionë funte
4.Jackson Martinez | Atletico Madrid – Guangzou Evergrande | 31.8 milionë funte
5.Ramires | Chelsea – Jiangsu Suning | 18.9 milionë funte
6.Gervinho | Roma – Hebei China Fortune FC | 13.7 milionë funte
7.Graziano Pelle | Southampton – Shandong Luneng | 13 milionë funte
8.Elkeson | Guangzhou Evergrande – Shanghai SIPG | 12.95 milionë funte
9.Fredy Guarin | Inter – Shanghai Shenhua | 9.10 milionë funte
10.Bi Jinhao | Henan Jianye – Shanghai Shenhua | 7.79 milionë funte