Site icon Telegrafi

Super ushqimet që ndikojnë në cilësinë e spermës

Dr. Mentor Spahiu, Endokrinolog/androlog

Kur një çift tenton shtatzëninë për më shumë së një vit dhe nuk arrijnë rezultat sigurisht se duhet kërkuar shkaktari, jo rrallë herë faktori mashkullor është shkaktari prandaj edhe duhet kërkuar trajtim

Dr. Mentor Spahiu
Endokrinolog/androlog
049 993 311

Sipas matjeve në gjithë botën infertiliteti mashkullor dhe ai femërorë janë 50 me 50, pra meshkujt nuk janë më pak të prekur nga infertiliteti se gratë.

Por kur një çift nisë tentativat për shtatzëni këshilla e mjekëve është që të dyja palët të ushqehen shëndetshëm, prandaj edhe duhet njohur ushqimet që ndikojnë pozitivisht në fertilitet.

Cilësinë e spermës e ndikon shumë stili i jetës dhe lloji i ushqimit që burri konsumon.

Arrat janë ushqim shumë i pasur me acide yndyrore Omega 3 dhe sipas studimeve konsumimi i arrave ndikon pozitivisht në rritjen e vitalitetit, lëvizshmërisë dhe morfologjisë.

Farat e kungullit kanë përmbajtje të lartë të zinkut, mineral ky që ka një rol të rëndësishëm në prodhimin e testosteronit.

Sipas studimeve, boronicat janë anti-inflamator dhe anti-oksidues të mrekullueshëm; për shkak të përmbajtjes ndikojnë në përmirësimin e sasisë së spermës.

Padyshim që një nga mënyrat më të thjeshta për të rritur sasinë dhe cilësinë e spermës është konsumimi i mjaftueshëm i ujit sepse sperma është me bazë uji.

Çokollatën e zezë mund ta konsumoni pa u ndjerë fajtorë se po konsumoni ëmbëlsirë, por sigurisht edhe pa e tepruar, sepse për shkak të përmbajtjes çokollata e zezë mund të rritë volumin dhe të përmirësojë numrin dhe lëvizshmërinë e spermës.

Ndërsa shega, përveç që ka super shije ajo është edhe super ushqim i shëndetshëm. Për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, ky frut përmirëson qarkullimin e gjakut, ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaksulare dhe ekspertët thonë se rritë cilësinë e spermës dhe dëshirën seksuale te të dyja gjinitë.

Mjekët sugjerojnë që çiftet që tentojnë shtatzëninë, të fillojnë një stil jetese të shëndetshme disa muaj më herët, duke abstenuar nga duhanpirja, konsumimi i tepër i alkoolit dhe duke ju përkushtuar një stili te shëndetshëm jetese. /Telegrafi/

Exit mobile version