Ideale për ata që ndjekin regjim diete
Përbërësit:
– 200 gr kërpudha;
– 1 presh;
– 1 karotë;
– 1 spec;
– pak krip dhe piper;
– fletë majdanozi.
Përgatitja:
Pritni preshin dhe fërgojeni në vaj. Pastaj shtoni specin e grirë, karotën dhe kërpudhat dhe fërgoni rreth 15 minuta.
Kur të fërgohen, lini të ftohen, pastaj shtoni 1,5 l ujë dhe të gjitha përzieni me mikserin që ka formën e shkopit.
Në fund shtoni kripën, piperin dhe fletët e majdanozit.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.