Ish-manekinia kanadeze mban titullin e “manekines më me ndikim të të gjitha kohëve”
Linda Evangelista (55) është një nga top manekinet më të suksesshme të të gjitha kohërave, transmeton Telegrafi.
Kjo bukuroshe kanadeze me origjinë italiane hyri në botën e modelimit në vitin 1989 dhe për një kohë shumë të shkurtër u bë super-manekinia më e kërkuar në botë.
Fytyra e saj zbukuronte mbi 700 ballina revistash në të gjithë planetin.
Falë bukurisë së saj, Linda Evangelista u bë shpejt një nga modelet më të njohura nga vitet ’90 të shekullit të kaluar, por me një ndryshim drastik të modelit të flokëve, kjo bukuri kanadeze me origjinë italiane, së pari tronditi botën e modës, dhe më vonë kjo i solli asaj famë botërore.
Ajo ishte anëtare e “Big Six” që ishte një grup i famshëm i supermodeleve në vitet 1990 që përfshinte Naomi Campbell, Cindy Crawford, Kate Moss, Christy Turlington Burns si dhe Claudia Schiffer.
Modelja e pasarelave, që në të kaluarën kishte deklaruar se nuk “ngrihej nga krevati për një pagesë më të ulët se 10.000 dollarë në ditë”, duket e tjetërsuar tashmë, ashtu siç shfaqet dhe në foto.
Në vitin 1987, kur ajo e kishte 22 vjet, Linda u martua me shefin e agjencisë së modës Gerard Marie, me të cilin jetoi gjashtë vjet.
Sot, Linda jeton shumë larg botës së modës dhe fotot e saj të fundit tregojnë se bukuria e saj nuk zbehet. Ajo është plotësisht e përkushtuar ndaj djalit të saj dhe gëzon të mirat e jetës me të.
/Telegrafi/