Site icon Telegrafi

Sulmuan fizikisht policët, arrestohen dy persona në Podujevë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:10.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk u janë bindur urdhrave të zyrtareve policor e me pas i kanë kanosur e sulmuar fizikisht.

Dy zyrtarët policor viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

Exit mobile version