Please enter at least 3 characters.

Sulmoi zyrtarin policor në Pejë derisa merrej me një aksident trafiku, më pas e kanos edhe verbalisht gjatë intervistimit

2024/07/konference-Policia-e-Kosoves-pajisjet-te-reja-Patrulla-Intelegjente-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit dhe kanosjes ndaj personit zyrtar.

Rasti ka ndodhur të martën në Pejë, në ora 16:30.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte penguar dhe sulmuar një zyrtar policor derisa ai ishte duke u marrë me një rast aksident trafiku. I dyshuari gjatë intervistimit po ashtu e ka kanosur verbalisht zyrtarin policor”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/