Site icon Telegrafi

Sulmoi ashpër policen dhe ia shkulë flokët (Video)

Emma Agyei nga Wolverhampton i Anglisë, është sulmuar nga i biri i një të dyshuari, të cilin po e arrestonte për prishje rendi dhe qetësie.

Pasi e ka goditu për ta rrëzuar për toke, 24-vjeçari ia ka kapur flokët polices, duke ia shkulur në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni atë teksa i fut flokët në qese si provë, ndërsa shoqërohet në veturë pasi i është përkeqësuar gjendja.

Raportohet se kjo ngjarje ka ndodhur gjatë muajit maj të vitit të kaluar, ndërsa është prezantuar tani, si pjesë e provave ndaj sulmuesit që pritet të gjykohet së shpejti. /Telegrafi/

https://youtu.be/COxZVTtCpbw

Exit mobile version