Telegrafi

Sulmohet seksualisht një vajzë në Lipjan, rasti raportohet pas tre muajve

Foto: Arkiv

Një femër ka raportuar se para tre muajsh është sulmuar seksualisht nga një person.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti është raportuar të enjten.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Lipjan. Me 09.02.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se para tre muajve është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.  Pas intervistimit  të palëve me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/