Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin ka konfirmuar një sulm me dron në kryeqytetin rus këtë mëngjes.
Kështu shkruan mediumi prestigjioz Sky News, sipas të cilit, Sobyanin tha në një postim në Telegram se sulmi shkaktoi “dëme të parëndësishme” në disa ndërtesa dhe se “askush nuk është lënduar rëndë”, pa sqaruar se çfarë do të thotë kjo.
MASSIVE DRONE ATTACK ON MOSCOW 🇷🇺
“⚡️Moscow and Moscow region under massive drone attack
For about an hour, Russian air defense has been trying to shoot down aircraft that are attacking the Russian capital, but have not always successfully – some have hit their targets.” pic.twitter.com/2QsY8Gpjd1
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) May 30, 2023
Banorët e dy ndërtesave të dëmtuara në sulm janë evakuuar, ka shtuar Sobyanin, përcjell Telegrafi.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kush i nisi dronët.
MASSIVE DRONE ATTACK ON MOSCOW 🇷🇺
At least ten drones have entered the Moscow Region 🇷🇺.
The guy in the video says, “Roman, look, it’s coming right at our home! Right at our home! Right at me, that bitch. Look, damnit. Look, bro! Do you see it? Look, Roman!” pic.twitter.com/20evYDjZeS
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) May 30, 2023
Ndërkohë disa nga kanalet ruse të mesazheve Telegram raportuan se katër deri në 10 dronë u qëlluan në periferi të Moskës dhe në rajonin e saj të afërt.
Russian media report a drone attack on Moscow and Moscow region – at least ten drones were sighted, according to them.
Russian police announced a "Taifun" plan to deal with the situation. pic.twitter.com/dLxQs4mR4j
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 30, 2023
Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se disa banorë të një ndërtese në rrugën Profsoyuznaya të Moskës në jug të qytetit po evakuoheshin. /Telegrafi/