Telegrafi

Sukses i Samsung Galaxy S

Shifra ka të bëjë me gjeneratën e parë dhe të dytë të Galaxy S – 20 milion pajisje përbëjnë shitjet globale të versionit të parë, derisa Galaxy S II së voni tejkaloi numrin prej 10 milion copëve. Ky i fundit është edhe smartphone më i shitur i Samsung, i cili shifrën e cekuar e kishte arritur për pesë muaj.

Përveç kësaj, Galaxy S II ka marrë edhe titullin Phone of the Year në zgjidhjen e Gadget Award 2011, të Mobile Choice dhe Consumer Awards 2011. Kompania së shpejti në bashkëpunim me Google në shitje lëshon edhe një model Galaxy, Galaxy Nexus, derisa paraqitja e modelit Galaxy S III pritet gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/