Suedia do të dërgojë deri në dhjetë tanke Leopard dhe sisteme kundërajrore në Ukrainë.
Pajisjet ushtarake do të dorëzohen si pjesë e paketës së 11-të të mbështetjes së mbrojtjes dhe do të përfshijnë sistemet HAWK.
“Tanket suedeze përforcojnë kontributin e Leopard 2 që japin vendet e tjera evropiane”, njoftoi qeveria suedez, raporton skynews.
“Koordinimi i mbështetjes është në vazhdim me partnerët ndërkombëtarë që dhurojnë Leopard 2 ose tanke të tjera”, shkruan më tutje në deklaratën e shtetit suedez.
Ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson shtoi se lufta në Ukrainë ishte në një fazë intensive dhe Suedia “do të bënte gjithçka mundet për ta dërguar këtë (ndihmë ushtarake) sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KC3XkWV0enk