Dërgesa e parë pritet në vitin 2020. Detajet financiare si dhe data e nënshkrimit të marrëveshjes nuk zbulohen
Qeveria e Suedisë ka bërë të ditur se do të blejë sistemin raketor Patriot për mbrojtje kundër-raketore, transmeton (AA).
Qeveria në një njoftim tha se i ka dhënë autorizim ushtrisë që të blejë katër njësi Patriot për shkrepjen e një numri të pacaktuar të raketave. Dërgesa e parë pritet në vitin 2020. Detajet financiare si dhe data e nënshkrimit të marrëveshjes, nuk zbulohen.
Suedia, e cila nuk është anëtare e NATO-s, shprehu shqetësim për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajonin e Detit Baltik gjatë viteve të fundit. Rusia në këtë rajon ka rritur aktivitetet ushtarake, ku në vitin 2014 aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.
Sipas mediave, sistemi suedez i mbrojtjes nuk është në gjendje të rrëzojë raketa balistike.