Ylli i Barcelonës, Luis Suarez ka lënë të kuptohet se Antoine Griezmann do të bashkohet me gjigantët e La Ligës, Barcelonën, duke thënë se sulmuesi i Atletico Madridit do të ishte i mirëpritur.
Griezmann, 27 vjeç, është lidhur me një lëvizje në Barcelonë pasi ka shijuar një tjetër sezon të mirë me Atleticon, duke shënuar 27 gola në të gjitha garat dhe duke ndihmuar klubin e tij të arrijë në finalen e Ligës së Evropës.
Suarez fuqimisht sugjeroi që reprezentuesi francezë, i cili është i kontraktuar deri në mes të 2022, do të bëjë lëvizjen në Camp Nou.
“Kjo e bën klubin krenar të sjellë lojtarë të kësaj cilësie si Antoine, si [Ousmane] Dembele dhe [Philippe] Coutinho arriti”, ka thënë fillimisht Suarez për Radio Rincon.
“Ai është një lojtar i cili sjell shumë cilësi, ai ka shumë vite duke luajtur në nivelin më të lartë, gjithmonë duke luftuar. Ai vë rregulla në sulmin e Atleticos dhe kjo është themelore”.
“Ai nuk po vjen për të marrë vendin e askujt, por për ambicien e fitimit të gjërave të rëndësishme. Ai do të mirëpritet”, përfundoi sulmuesi uruguain.
Barcelona ka gëzuar një super sezon në 2017-18, duke fituar trofe të dyfishtë, La Ligan dhe Copa del Rey.
Ata do të përballen me Real Madridin të dielën në El Clasico, duke kërkuar të mbajnë sezonin e tyre në ligë si të pamposhtur. /Telegrafi/